Mbi një milion fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga nisja e luftës së Rusisë. Që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë në 24 shkurt, dhjetëra-mijëra refugjatë po ikin nga vendi çdo ditë. Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë, të cilët po ikin nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër foto, që dëshmon dhimbjet që po shkakton lufta në Ukrainë. Ukraina po vijon rezistencën heroike ndaj agresionit rus, ndërkohë që shumë vende e kanë mbështetur me armatime dhe ndihma humanitare. Sulmi ndaj Ukrainës është konsideruar gjerësisht nga bota demokratike si sulm ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës, ndërkohë që fuqitë e Perëndimit kanë marrë hapa dramatikë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën me sanksione për agresionin e saj.