Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në mbrëmjen e sotme nga zyra e tij i përgjigjet komentuesit që i kërkon: Bëhu një herë popull, dil të bësh pazarin vetë, të paguash faturat, të mbash familjen etj., etj. ”
Kryeministri jep përgjigjen se: “Unë flas me gjuhën time dhe flas për popullin se e njoh shumë mirë për shkak të detyrës. E njoh pëllëmbë për pëllëmbë Shqipërinë. Kam parë kaq shumë njerëz dhe shtëpi, jam futur në kaq shumë dyer në këtë vend, saqë me gjithë respektin, askush nuk më jep dot leksion për këtë pjesë.
Më tej Rama tha se: Ky është populli që para 30 viteve iu rrit buka brenda një natë 10-fish dhe e kapërceu. Dhe ka kapërcyer kaq shumë gjëra dhe është e habitshme sesi sot diskutohen gjëra, të cilat nuk diskutoheshin as para disa vitesh, po këtu, kur ishin më pak, sesa janë sot gjëra që kemi.”