Kryeministri Edi Rama paralajmëron ngritjen e një komiteti teknik, për çmimet bazë të cilat kanë pësuar një rritje si pasojë e efekteve të luftës në Ukrainë.
Në një takim me bizneset për paketën e Rezistencës Sociale, Rama u shpreh se

“Edhe për çmimet bazë po krijojmë një komitet teknik si me pandeminë, për të qënë gati që kur është realisht gjendje lufte, do futemi në një mënyrë a tjetër. Po është e rrezikshme se mund të kompromentosh furnizimin, e mund ta cosh në bllokim.

Duhet shumë kujdes për të mos e cuar aty ku bllokohet zinxhiri dhe pastaj cohen prap në protestë e thonë po pse s’ka naftë, se ju i falimentuat dhe është e natyrshme të ndodhë kështu .” u shpreh Rama, ndërsa justifikoi rritjen e çmimeve bazë, në përgjigje të ankesës së një prej biznesmenëve në takim.

“E kam të qartë cfarë ka ndodhur e cfarë ndodh. E para, të themi po rrit çmimet edhe pse ‘i ka patur në magazinë… “s’duhet ta shohim kështu, kjo është logjika elementare e këtij sistemi që kemi zgjedh. Ai shikon ca ndodh me tregun dhe përgatitet edhe ai për të nesërmen. Është një logjikë e brendshme e tregut, është spekulim po është pjesë mekanike e mënyrës si funksionon tregu. Gjëja tjetër që diskutojmë, një pjesë e çmimeve janë rritur nga paniku.

E kuptoj rritjen e çmimit të naftës, por të kosin apo të pulës së fshatit nuk e kuptoj. Pula ecën me këmbët e veta, jo me naftë, kur theret theret nga duart e krimit por nuk theret me naftë. C’arsye ka? Nga një anë kjo që thash, nga ana tjetër paniku i tregtarit që kërkon të mbrohet nga rritja e çmimit. Tani ca do bëjë ai do mbajë pulat në shpi, do ketë një adoptim. Një pjesë e çmimeve do nisë të stabilizohet nafta ka dhënë një shenjë rënie. Nga ana tjetër nuk do shkojë kurrë çmimi energjisë aty ku ishte. Ne ngritëm bordin e administrimit të karburantit për shkak të transparencës. Shohim bursën dhe nuk lejojmë lojërat me tabelat.” përnfundoi Rama.