Paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël për të folur për krizën e shkaktuar prej luftës.

Gjërat mund të shkojnë edhe më keq sepse është jashtë vullnetit tonë dhe të vendeve demokratike, sespe dhe agresori, Rusia është i paparashikueshëm. Ashtu si, ka edhe gjasa që gjërat të stabilizohen dhe një pjesë e çmimeve të normalizohen dhe një pjesë tjetër të qëndrojë pa u rritur më tutje.

Kryeministri Rama tha se: “Ne nuk jemi të ndarë në kate të ndryshme, por jemi në të njëjtin kat dhe të gjithë së bashku dhe qeveria është këtu për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e ditëve të vështira të paparashikuar si kjo e sotmja. Pavarësisht luftës, para disa muajsh u shfaq një kriza energjitike që kishte debate edhe në platformat ndërkombëtare, si diçka e nxitur edhe për arsye gjeopolitike nga ana e Rusisë. Po ashtu, e gjithë bota u përball me një nevojë shumë të rritur për energji pas pandemisë, ku kërkesa u bë shumë më e lartë sesa oferta dhe prandaj pati rritje çmimesh.”

Rama theskoi edhe një herë që: Ne do të vazhdojmë të mbajmë mburojën për çmimin e energjisë. Madje i kam kërkuar OSHE të sjellë edhe pjesën e pagesë nga buxheti i shtetit në faturë, edhe pse nga ana teknike është pak e pamundur.”

Kryeministri Rama solli një rast të një subjekti nëse do të rritej çmimi i energjisë sa do t’i duhej të paguante: Subjekti në faturë paguan 176 mijë lekë, ndërkohë vlera reale është 476 mijë lekë dhe 299 mijë që është diferenca e paguan buxheti i shtetit.”

Nga ana tjetër fakti është që ne energjinë e marrim nga burimet tona ujore dhe kur burimet janë të mangëta, ne duhet të dalim në import dhe në import ne e blejmë siç e blejnë të gjithë të tjerët”, tha Rama.