Qendrat shëndetësore në vend janë transformuar vitet e fundit duke ofruar kushte dhe shërbime me standarde për qytetarët por dhe për stafet mjekësore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me transformimin e 300 Qendrave Shëndetësore anë e kënd Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe me transformimin e 300 Qendrave Shëndetësore anë e kënd Shqipërisë që kanë sjellë shërbime dinjitoze për mbi 1 milion qytetarë në periferitë më të largëta të vendit, deri dje pa asnjë lloj shërbimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore dhe me standarde të denja për qytetarët duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore.

Me buxhetin e vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rindërtoi 100 qendra shëndetësore, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës. Për vitin 2022 janë planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira.