Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për të gjithë mësuesit e mësueset në ditën e tyre të shënuar, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, tha Rama, ndërsa përcolli mesazhe të vetë mësuesve në këtë ditë të shënuar.

“Mësuesit janë simbol i humanizmit, simbol i ndriçimit të mendjes. Gëzuar të gjithë mësuesve të mi, gëzuar të gjithë kolegëve, mësuesve fisnikë, në këtë ditë të rëndësishme të nderimit të tyre”, u shpreh Orjana Osmani.

Ndërsa Gertjola Terpo u shpreh se “të qenit nxënës dikur më ka dhënë mundësi të njoh njerëz me misione të larta”. “Ky udhëtim i tyre më ka bërë që sot të jem unë në vendin e tyre dhe të përcjell për të gjithë brezat njohuritë dhe mesazhet e tyre”, tha ajo.

“Ky urim shkon sot për të gjithë mësuesi që profesionin e bukur të mësuesit e kanë shndërruar në mision”, u shpreh Aurela Demo.

Ndërsa Blerina Arbana uroi “të gjithë ata që dijë të shprehin energji të jashtëzakonshme duke sfiduar gravitetin dhe duke treguar se kërcimi është një ekuilibër delikat midis të bukurës dhe përsosmërisë”.

Xhevahir Mexhaj u shpreh se profesioni ynë është i bukur dhe sfidant, por nëse zgjidhni këtë profesion duhet të merrni parasysh faktin që ju duhet të jeni nxënës të mirë gjatë gjithë kohës pasi ky profesion kërkon të jemi në përmirësim të vazhdueshëm”.

“Për të zbukuruar dhe frymëzuar për çdo ditë me shumë pasion dhe dashuri jetën e nxënësve tanë, pa dyshim që ne kemi zbukuruar të ardhmen e vendit tonë”, tha Ermira Alliu.