Shteti përtej Adriatikut e ka gjetur zgjidhjen dhe kjo vjen nga Shqipëria, pikërisht nga projekti i gazsjellësit TAP.

Në terma afatgjatë, “duke filluar nga dimri i ardhshëm, do të ishte e nevojshme zëvendësimi i plotë i rreth 30 miliardë metra kub gaz rus me burime të tjera”. Dhe kjo ka shqetësuar parlamentin italian që ka thirrur në një seancë dëgjimore ministrin e qeverisë Draghi. Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë një raporti urgjent para sallës për Dhomë për rritjet e mëtejshme të fundit të kostove të energjisë dhe për masat e marra për të luftuar efektet e tyre ka shpjeguar edhe skenaret e shpëtimit nga gazi rus.

Ministri theksoi se “kjo mund të bëhet duke aktivizuar masat afatshkurtër dhe afatmesëm. Me fjalë të tjera, duke rritur importet nga shtetet e tjera dhe në këtë kontekst, shpjegohen misionet e qeverisë në vendet prodhuese (Katar, Algjeri, Angola dhe Kongo), të cilat vlerësohet të çojnë në një ulje totale të varësisë me rreth 20 miliardë lekë/metra kub në vit..Dhe më pas: rritja e importeve në infrastrukturën aktuale të TAP-it mund të rritet me rreth 1.5 miliardë metër kub në vit, nëpërmjet ndërhyrjeve në stacionet përforcuese të vendosura në Shqipëri dhe Greqi.