Aventura e Eden Hazard te Real Madrid nuk ka filluar si duhet dhe po shkon akoma më keq. Sulmuesi belg nuk ka arritur të përshtatet me ambientin e Los Blancos dhe nuk ka arritur të shprehet në maksimum edhe për shkak të dëmtimeve.

E ardhmja e futbollistit duket se është larg Madrid-it, por në fillim do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Siç ka bërë të ditur Real Madrid në faqen zyrtare të klubit, do të ketë një ndalesë tjetër për Eden Hazard, i cili do të duhet të qëndrojë në bokse edhe për disa kohë për shkak të operacionit që do të zhvillojë për të hequr pllakën që ka në këmbën e djathtë nga marsi i 2020-ës.

Belgu duhet të kthehet në dispozicion pas rreth një muaji e gjysmë.

31-vjeçari ka luajtur vetëm 22 ndeshje në këtë sezon me Real Madrid, duke shënuar vetëm një gol dhe duke dhënë dy asiste.