epaselect epa09850757 Polish President Andrzej Duda (R) and US President Joe Biden (L) during an official welcome ceremony at the Presidential Palace in Warsaw, Poland, 26 March 2022. US President Biden arrived in Poland for a two-days visit during which he is scheduled to hold talks with his Polish counterpart and make an address at the Royal Castle in Warsaw. Biden is coming to Poland straight from Brussels, where he attended an extraordinary Nato summit, a European Council meeting and a G7 summit on 24 March. EPA/Marcin Obara POLAND OUT

Joe Biden u zotua për përpjekje të mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj dhe për t’a bërë presidentin rus Vladimir Putin ”të përgjigjet për agresionin brutal të Rusisë, duke përfshirë sanksionet e reja”.

Kjo u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të presidentit amerikan me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe atë të Mbrojtjes Oleksii Rezniko.

“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë,” tha Biden në Poloni, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.