Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë. 141 anëtarë votuan pro rezolutës ndërsa 5 kundër. 34 shtete abstenuan.

Votimin e përshëndeti edhe ambasdorja e SHBA në vendin tonë.

“HISTORIKE. Më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së votuan në favor të rezolutës që denonconte agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë” – shkruan Kim.