Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezolutën e Asamblesë së OKB-së, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë.
Ajo që bie në sy është fakti se kundër Moskës ka votuar edhe Serbia.
Kjo sipas kryeministrit Rama unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
Edi Rama:
141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.