Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Kavajë ku edhe ka dorëzuar çelësat për banesat e reja të ndërtuar në kuadër të programit të Rindërtimit.
Rama nuk la pa thumbuar opozitën, ndërsa iu drejtua qytetarëve duke u shprehur se bravat tashmë janë të sigurta dhe të bëjnë kujdes në zgjedhjet e tyre.
“Për shumë nga ju që me të drejtë ka qenë dyshues se mund të vinte dita për të bërë realitet këtë vepër. Të gjithë ju që keni ardhur këtu bravat i keni të sigurta, bëni kujdes mos vijnë t’jua bllokojnë sërish se jeni nga Kavaja dhe ndodh të ngatërroheni me dy gishtat. Por përtej shkave ky është një program që nuk bën dallim majtas apo djathtas. Sot këtu krijohet një zonë e dytë e një lagje të re
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rama theksoi se me anë të programit të rindërtimit është bërë e mundur që të gjithë qytetarët të kthehen në shtëpi.
“Nuk keni asnjë detyrim financiar për të shlyer. Sot pa politikën nuk mund të bëhen gjëra të mira. Ka projekte të tjera të donatorëve siç është projekti në Spitallë për lagjen e re në Durrës, etj…por punën e deritanishme dhe gjithëçfarë keni parë deri tani e kemi bërë me financim të buxhetit të shtetit. Donatorët nuk financojnë shtëpi, përjashto presidentin e Turqisë dhe princin e Kurorës, asnjë fond tjetër nuk është dhënë për shtëpi. Theksoj se i vetmi problem në këtë mes është se ne nuk mund t’i lejonim njerëzit të qëndronin jashtë. Ne po i fusim njerëzit në shtëpi në një kohë rekord.”