ATSH/ – Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II, sipas CNN.
“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjell edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz.
“Disa vende po shprehin shqetësime për sigurinë ushqimore për shkak të mungesës së dërgesave nga Rusia dhe Ukraina”, theksoi ai.
“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia jonë të kalojë mirë në këto kohë të vështira,” shtoi Scholz.
Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë.
Scholz dhe mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”.
Scholz përsëriti gatishmërinë për bisedime për t’i dhënë fund luftës.