Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me importues, eksportues si dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, ku edhe ka prezantuar paketën e rezistencës sociale.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se lufta në Ukrainë ka cënuar zinxhirin e marrëdhënieve e tregtare si në Europë dhe në botë.
“Kjo krizë nuk na ka zënë vetëm ne, por të gjithë. Kjo për shkak të luftës në Ukrainë, në radhë të parë që ka impaktuar marrëdhëniet tregtare, në një botë që është e vogël, pasi veprimet dhe ndërveprimet janë të lidhura. ne jemi të vetëdijshëm që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që ne kemi ngritur për të adresuar këtë problematike, është përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme dhe e këshillueshme. Pasi kemi zgjedhur këtë sistem të tregut të lirë, që shteti të ndërhyrje. Ndaj e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, përfshi edhe ju, por nuk është e natyrshme në këtë situatë, pasi cënon drejtpërdrejtë bazën e jetesës, që është furnizimi me ushqime bazë. Ju e dini më mirë se unë se në çfarë vështirësie ndodhet zinxhiri i furnizimit. Një luftë që është larg km nga Shqipëria impakton drejtpërdrejtë veprimtarinë tuaj. Mjafton që të hysh dhe të shohësh disa të dhëna të thjeshta mbi peshën që kanë këto dy vende të përfshira në konflikt, Rusia dhe Ukraina, agresori dhe viktima, në furnizimin me lëndë bazë të tregjeve në Europë dhe përtej saj, për të kuptuar shtrëngesën e fortë. Po shoh Netën këtu, që ka një emër të dashur për mua (Emri i nenes se kryeministrit), por është emër i spikatur në sektorin e Bujqësisë. Ajo e di shumë mirë siç e dinë dhe të tjerët, se sa është rritur çmimi i uresë. Ne e mirëkuptojmë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim. Por edhe të pasigurisë së përgjithshme.”, tha ai.