Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklarate nga aleanca ushtarake me seli në Bruksel. NATO tha se ministrat e jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme do të marrin pjesë në një seancë të takimit më 7 prill. “Disa nga ministra mund të marrin pjesë përmes lidhjes video“, shtohet në deklaratë.
Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet e NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Sesioni pason takimin e javës së kaluar të nivelit të lartë të krerëve të NATO-s për një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën.