Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë fjalimit para këshillit këtë të martë, Blinken tha se Rusia nuk duhet të qëndrojë në organizatë, pasi po kryen abuzime të tmerrshme ndah Ukrainës dhe po shkakton vuajte masive.
“Me të drejtë mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së – ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare, a duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill”, tha Blinken.
Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia.