Në ditën e 31 lufta mes Rusisë dhe Ukrainës hyn në një fazë të re. Ushtria ruse po i jep përparësi Donbasit, ndërsa Pentagoni konfirmon atë që u njoftua nga Moska që qëllimi i Kremlinit është të fitojë kontrollin e gjithë rajonit në Ukrainën lindore, duke përfshirë Mariupolin.

Moska, sipas burimeve amerikane, po përpiqet të sjellë përforcime nga Gjeorgjia. Kostot në jetë njerëzore nga lufta janë shumë të larta. Sipas presidentit Zelensky, 16 mijë ushtarë nga Moska kanë vdekur që nga fillimi i ofensivës.

Ndërsa sipas Unicef-it, më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur pas një muaji lufte, dhe gjysmë milioni nuk kanë ushqim.