Kremlini ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe se Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur ndalesë në naftën ruse dhe importe tjera të energjisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia ka qenë dhe do të mbetet furnizuese e besueshme e energjisë.
Peskov ka thënë se Perëndimi e ka bërë situatën shumë të vështirë dhe e ka detyruar Rusinë të mendojë seriozisht.