Nisja e taksive nga çdo lokacion brenda kryeqytetit tash e mbas do ta ketë tjetër çmim. Kjo, meqë një numër i madh i kompanive të taksive në kryeqytet e kanë shtrenjtuar nisjen e tyre, për 50 cent më shumë.

Çmimet e reja qytetarëve po u duken të papërballueshme. T7 ka provuar të marrë një qëndrim nga kryetari i Shoqatës së Radiotaksive, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.