Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për njerëzit e prekur nga pushtimi rus, shkruan CNN

Fondet do të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit, strehimit, ujit të pijshëm, furnizimeve mjekësore, sipas një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Vendimi vjen pas takimit të Presidentit të SHBA-së Joe Biden me liderët europianë.

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë tha se do të miratonte një fond prej 320 milionë dollarësh për të forcuar lirinë në vendet në kufi me Bashkimin Europian, duke përfshirë financimin për të drejtat e njeriut, median e pavarur dhe nismat kundër korrupsionit.