Satelitët e Elon Musk po u japin forcave të Ukrainës fitore në luftën e dronëve. Forcat e Ukrainës po përdorin teknologjinë për të rrëzuar avionët dhe helikopterët rusë.
Aerorozvidka po përdoret për të sulmuar dronët rusë, tanket dhe për të zbuluar pozicionet e tyre raporton “The Telegraph”.
Dronët përdorin internetin e Starlink për të qëndruar të lidhur gjatë kohës që janë në fluturim.
Me teknologjinë, dronët mund të hedhin municione anti-tank. Deri tani, shfrytëzimi i satelitit ka ofruar një ndihmë të madhe në mbrojtje për forcat e Ukrainës.
Zelensky është shprehur në fillim të këtij muaji se SpaceX do të dërgojë më shumë satelitë Starlink për të ofruar internet në shumë hapësira të Ukrainës.
Dronët e Ukrainës përdorin sistemin ‘Delta’ që e kanë përfeksionuar vitet e fundit me ndihmën e këshilltarëve perëndimorë.
Dronët drejtohen me laptopë dhe krijojnë hartë interaktive duke përdorur imazhet nga kamera dhe satelitët.
Ky sistem është i ngjashëm me teknologjinë që përdor NATO dhe besohet se e ka testuar gjatë stërvitjes në Detin e Zi në 2021. /Express