Në 24 orët e fundit, janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.
Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.
Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.