Zinxhiri i dyqaneve me ushqim të shpejt McDonald’s do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha operacionet në Rusi.
BBC shkruan se kompania e ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht e njohur nga qytetarët rusë, me rreth 850 dyqane dhe 62 mijë punonjës në të gjithë vendin.
Më herët McDonald’s ishte përballur me kritika nga përdoruesit e rrjete sociale për mos tërheqjen nga Rusia të dyqaneve si pjesë e shumë markave perëndimore që kanë mbështetur sanksionet e vendosura nga SHBA kundër Rusisë.