Sllovakia, e cila kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, miratoi sot vendosjen e trupave të NATO-s në vend, ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë fqinjin e saj.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, plani i qeverisë i rënë dakord me partnerët e aleancës parashikon që atje të vendosen 2100 ushtarë. Prej tyre 700 do të vijnë nga Gjermania dhe 600 të tjera priten nga Çekia. Trupa të tjera do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Holanda, Polonia dhe Sllovenia.
Ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad e përshkroi vendosjen e planifikuar të trupave si hapin më të madh për mbrojtjen e Republikës Sllovake që nga pavarësia e saj.
Qeveria në Sllovaki vendosi gjithashtu të dhurojë pajisje të tjera ushtarake me vlerë 10 milionë euro (11.07 milionë dollarë) për Ukrainën fqinje.
Më herët, Republika Çeke tha se ishte e gatshme të dërgonte 650 ushtarë në Sllovakinë fqinje.