I ftuar ditën e sotme ekskluzivisht në “Zona Zero” me gazetarit Thimi Samarxhiu ka qenë Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Kharkiv, Shahin Omarov.

Omarov është pyetur nga gazetari Samarxhiu nëse ka komunikim me shqiptarë të mbetur në Kharkiv dhe si paraqitet situata e tyre.

Në fjalën e tij Konsulli i Nderit i Shqipërisë Omarov, ekskluzivisht për “Zona Zero” ka treguar se ka hapur dyert e shtëpisë së tij për studentët shqiptarë ku ata të jenë të sigurt dhe të marrin ndihmën e parë.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se familjarët e të rinjëve e kanë telefonuar dhe janë të shqetësuar për fëmijët e tyre në Ukrainë, teksa Omarov i ka sigurar të gjithë se të rinjtë janë të sigurt dhe kanë gjithmonë kontakt me të.

“Po këtu në Ukrainë ka shqiptarë që jetojnë.

Pak kohë më parë prindërit e fëmijëve që jetojnë dhe studiojnë në Kharkiv më kërkuan ndihmë. Unë u kam dhënë atyre suport. Sot u kam kërkuar të shkojnë në banesën time dhe aty kanë marrë ndihmë e parë dicka që është shumë e nevojshme për studentët dhe shqiptarët që jetojnë në atë zonë. Ata janë të sigurt dhe gjithmonë në kontakt me mua.”- tha për “Zona Zero” Omarov./ Gazeta Shqip