Nga Adriatik Doçi/
Po çantën e parë me 10 milionë euro a e pranoi nga Taçi në këmbim të faljes së ARMO-s?
Po çantën me 7 milionë euro a e pranoi nga sekseri Nuel Kalaj në këmbim të faljes së OSSH tek çekët?
Të dyja çantat dyshohet se janë dorëzuar në Vjenë dhe kanë qenë vetëm kapari.
(Pse me çfarë parash i ngriti 20 kulla në emër të dhëndrit?!)
Kur e pyetën se deri në vitin 2005 e kishte quajtur Taçin mafioz dhe hajdut, ndërsa tashmë po i jepte naftën, Berisha tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.
10 milionë euro rrafshojnë gjysmë e alfabetit, jo më zëvëndësimin e një ‘t-je’ me një ‘c’.
Fazlliçit, përshembull, jo vetëm ia pranoi ofertën në këmbim të aferave me pronat, por e futi edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë.
Ofertat e Ilir Karçinit, Ismail Mulletit, Agim Gjilanit, Ardian Shatkut, Gerti Nushit, Giovanni Pascale etj., i pranoi pa zë.
Lista është e gjatë dhe gjysmë e padukshme.
Nuk ka pranuar vetëm ofertën e Zafar Ansarit, i cili refuzoi ‘taksën’ e lartë.
Pse për snobizëm e futën në listën e zezë?! (Shqiptarja.com)