Kosova dhe Zvicra zhvilluan mes tyre ndeshje miqësore, takim që u mbyll në barazim 1-1.
Një sfidë interesante për të dyja kombëtaret, duke marrë parasysh edhe lidhjen e veçantë që ekziston mes tyre.
Një numër i konsiderueshëm të lojtarëve me origjinë shqiptare por që përfaqësojnë ngjyrat e kombëtares helvete, u përballën për herë të parë me kombëtaren e vendit të tyre dardanët.
Një ndeshje e veçantë kjo edhe për tifozët të cilët kishin mundësinë të shikonin një “vëllazërore” mes dy kombëtareve, por për veç emocionit të veçantë që kanë pasur lojtarët, përsëri ata kanë inat me ndonjë nga shqiptarët e Zvicrës.
Tifozët dardanë gjatë kësaj ndeshjeje kanë shpalosur një banderolë fyese për sulmuesin me origjinë shqiptarët Zvicrës, Andi Zeqiri.
“Andi tregtari, pazarxhi i natës, mashtruesi i kombëtares”, kishin shkruar tifozët.
Kujtojmë se “dardanët” kanë inate me sulmuesin Zeqiri, pasi ky i fundit, iu premtoi drejtuesve që do të luante për Kosovën, teksa në momentin e fundit, vendosi të përfaqësonte Zvicrën, duke zhgënjyer të gjithë shqiptarët e Kosovës.