Ditën e sotme Alvisës iu vodh llogaria e saj në Instagram, ku më pas u publikuan foto e biseda të ndryshme të konkurrentes. Vëmendje ka marrë një foto e shkrepur me 31 Dhjetor.

Alvisa ndodhet pranë Bashkimit, Albit dhe një vajze tjetër. Albi dhe vajza në fjalë, portreti i së cilës është i mbuluar, duken shumë të afërt teksa kanë shtrënguar dhe duart me njëri-tjetrin.


Kjo foto ka lindur dyshimet se Albi ka qenë në një lidhje jashtë programit, ndërkohë që me datë 2 Janar u deklarua për Alesjan.