Me shprehjen e kryeministrit Edi Rama, ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca thotë se koha “për dasmën mes Shqipërisë dhe BE-së ka ardhur” dhe se “unazat janë gati”.
“Kam udhëtuar në gjithë Shqipërinë, ndoshta disa prej jush ose unë mund të jem personi që kam udhëtuar më shumë, s’janë pak kilometra, gjithandej e kam kuptuar që njerëzit kërkojnë prioritetin kryeor, afrimin e Shqipërisë me BE.
E di që ndonjëherë qoftë publikisht qoftë privatisht më kanë ngacmuar ‘dasma po vonohet’, por mendoj që koha për dasmën ka ardhur, unazat janë gati, janë bërë gati, xixëllojnë, janë gati për këtë kohë që ka ardhur.
Duam të çelen bisedat e negociatat për anëtarësim, kjo gjë duhet të kishte ndodhur por më shumë se kurrë është koha për të bërë këtë gje tani”, u shpreh Soreca ne takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.