Ditën e sotme janë hequr nga godina e Partisë Demokratike dyert e blinduara të cilat u çmontuan një natë më parë. Dyert e vendosura para datës 8 Janar, hiqen nga godina pas urdhrit nga Komisioni i Rithemelimit për të rihapur partinë.

Ndërkohë janë hequr edhe logot e selisë blu që “veshën” nga jashtë xhamat e godinës pasi ish-kryetari Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve. Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ta zhbëjë këtë vendim pasi Gjykata regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha.

Ky vendim nënkupton shkarkim të strukturave drejtuese të PD, ndryshim të logos dhe vulës dhe drejtim të PD nga Komisioni i Rithemelimit.