Pesë minuta i kanë mjaftuar Juventus-it për të gjetur golin e avantazhit në ndeshjen kundër Salernitana-s, e vlefshme për javën e 230-të të Serisë A.
Ka qenë Paulo Dybala, lojtari më i diskutuar i momenti në shtëpinë e bardhezinjve për shkak të kontratës, që ka kaluar në avantazh skuadrën e Allegri-t.
Protagonist edhe Dusan Vlahovic, i cili ka dhënë asistin për numrin 10 të Zonjës, i cili ka tundur rrjetën pas një lëvizje të bukur në zonën e rreptësisë.