Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka zbardhur temat e diskutimit, duke nisur nga lufta në Ukrainë, çmimet e larta dhe deri tek integrimi i Shqipërisë në BE.
“Kemi diskutuar për shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë, por jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve. Kemi diskutuar edhe për rolin e Shqipërisë në KS si dhe qëndrimin e Shqipërisë në të njëjtën linjë me BE në raport me Rusinë dhe agresionin rus mbi Ukrainën, por pjesë e diskutimit ka qenë edhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrell do të flasë vetë. Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vet natyral dhe jo se na i ka kërkuar njeri në Bruksel në Berlin, Paris apo edhe në Uashingon. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleancë të mëdhja sic është NATO dhe jemi evropianë krenarë për qenien tonë Evropian dhe shqiptarë që shohim nga Evropa derën e të ardhmes tonë”, tha nder te tjera kryeministri.