“Europa duhet të përgatitet për valën e dytë më të madhe të emigrantëve, ndryshe do të përballet me kaos”, kështu është shprehur eksperti për emigracionin Gerald Knaus. Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar një valë të madhe refugjatësh, e cila vetëm brenda dy javëve ka tejkaluar numrin e refugjatëve konflikti i ish-Jugosllavisë në rajon .

Knaus thekson se avantazhi i madh, krahasuar me valën e emigrantëve në 2015, është se hyrja në fuqi e një udhëzuesi nga BE nuk duhet të presë më miratimin e shteteve kombëtare.