Më 8 mars Dojna Mema zbuloi lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me një video të veçantë, ku tregonte barkun e rrumbullakosur dhe në sfond kishte vendosur rrahjet e zemrës së foshnjës.

Pas kësaj videoje, Dojna ka postuar dhe një tjetër ku ka mbledhur gjithë reagimet e familjes kur ka ndarë lajmin e bukur me ta.

Si fillim shfaqet Vlashenti, i cili duket tejet i lumtur nga ky lajm, më tej shfaqet Mikela, motra e moderatores duke qarë dhe në fund shohim reagimin e gjyshërve të Dojnës.