PAs deklaratave të rreme nga Moska se mercenarë nga Shqipëria po luftojnë kundër tyre në Ukrainë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Ministria e punëve të Jashtme në Tiranë. Me anë të një Tweet-i, ministrja Xhaçka shprehet se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp!- shkruan Xhaçka.
Reagimi i plotë:
Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata ??❤️??