BRUSSELS, BELGIUM - MARCH 24: A view of the Extraordinary Summit of NATO Heads of State and Government held in Brussels, Belgium on March 24, 2022. (Photo by NATO Pool/Anadolu Agency via Getty Images)

Liderëve të NATO-s, Presidenti Zelensky iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë gjatë fjalës që pati në samitin që po mbahet në Bruksel.

Ai i pyeti anëtarët e aleancës nëse ishin të bindur se neni 5 do të funksiononte nëse Rusia do të sulmonte NATO-n.

Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut thotë se një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë NATO-s.

Po ashtu ai i bëri thirrje aleancës që të mos deklarojë se ushtria ukrainase nuk i përmbush standardet e NATO-së.

“E vetmja gjë që kërkoj nga ju pas një muaji të tillë lufte është, ju lutem mos na thoni kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s”.