Janë zbuluar tre kushtet e forta të Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën. Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara.

Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër. Yuruy Boiko, ish-kryeministri ukrainas gjatë 2012-2014 që po përflitet se është emri i rusëve

Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura, raporton abcnews.al.

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian.

Gjithçka ndodh teksa pak minuta më pas pritet takimi mes delegacioneve ukrainas dhe rus për të realizuar raundin e tretë të negociatave.