Gjatë një fjalimi në samitin e NATO-s, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ndodhet midis Perëndimi dhe Rusisë. Sipas tij, vendi nuk është ende pjesë e aleancës por po mbron vlerat e përbashkëta të NATO-s, shkruan BBC
“Ka qenë një muaj “mbrojtjeje heroike” dhe një muaj i errët dhe shkatërrimi,” tha Zelensky.
Ai tha gjithashtu se Ukraina ka treguar guxim por me një kosto shumë të rëndë: mijëra viktima, qytete të shkatërruar dhe pothuajse 10 milionë persona janë larguar për ti shpëtuar agresionit rus.
Zelensky përmendi edhe faktin që ka kërkuar mbrotje ajrore që nga fillimi i pushtimit rus. Ai tha se Rusia po përdor armë të shkatërrimit në masë dhe se pasojat ishin të qarta.
“Ne jemi në kushte të pabarabarta për më shumë se një muaj,” tha ai, duke bërë thirrje për mbështetje ushtarake pa kufizime për të shpëtuar popullin dhe qytetet e Ukrainës.
Sipas tij, Rusia po përdor të gjithë arsenalin e saj pa kufi – duke synuar qytetet e spitalet dhe urat. Deri më tani Ukraina nuk ka marrë asnjë avion të vetëm, tha presidenti. Ai gjithashtu tha se ka bërë thirrje për tanke, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga anëtarët e NATO-s.
“Ne nuk duam luftë, thjesht duam të mbijetojmë, të shpëtojmë njerëzit tanë”.Por unë nuk po fajësoj NATO-n. Nuk janë raketat e tyre që po shkatërrojnë qytete”, shtoi ai.
Aleanca ende mund të ndihmojë në shmangien e viktimave të mëtejshme duke i ofruar Ukrainës më shumë municione. Është çështje jete a vdekjeje”, theksoi presidenti ukrainas.