Ukraina do të funizoje ndihma humanitare dhe do të përpiqet të shpëtojë popullin ukrainas çdo ditë, theksoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sot dërguam sërish ndihma humanitare në Mariupol. Ne do të përpiqemi çdo ditë për të shpëtuar njerëzit tanë. I jam mirënjohës çdo shoferi që përpiqet të realizojë këtë mision të vështirë. I jam mirënjohës përfaqësuesve të kishës që u bashkuan me përpjekjet për të mbrojtur korridorin humanitar në Mariupol nga bombardimet”, theksoi Zelensky.

Sipas tij, angazhimet e armëpushimit duhet të respektohen gjatë gjithë rrugës, në mënyrë që banorët vendas të marrin ushqim, ujë, ilaçe dhe të shkojnë në një zonë të sigurt.