Zgjedhjet e pjesshme kanë nxjerrë edhe ambasadorët në terren. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë në Durrës për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor.

Ndërkohë në Shkodër ka shkuar ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Ai tha se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme dhe se ardhja e tij në Shkodër është thjesht e rastësishme.

Javanews
Home Kryesoret
Zgjedhjet e 6 Marsit nxjerrin në terren ambasadorët: Yuri Kim shfaqet në Durrës, Zingraf flet nga Shkodra, BE në të 6 bashkitë
06/03/2022 13:35

“Është kënaqësi të shikojmë këto qendra votimi që procesi po ecën mirë dhe janë të mirëpajisura. Vota është e drejta juaj dhe përgjegjësia juaj, kështu që votoni”, ishte mesazhi i ambasadores se SHBA Yuri Kim nga Durresi.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bën të ditur se vëzhgues nga Europa janë në terren për monitorimin e procesit zgjedhor që mbahet sot në 6 bashki. Delegacioni i BE-së thekson se janë 20 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër.

“Dita e Zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë në 6 bashki votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e rinj. Skuadra Evropa është në terren duke vëzhguar zgjedhjet me 20 ekipe në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër”, thekson Delegacioni i BE-së.