Kryeministri Edi Rama foli sot për rezultatin e PS në zgjedhjet në 6 bashki, ku fitoi në 5 prej tyre, por humbi Shkodrën, e cila u fitua nga kandidati i Sali Berishës. Ai tha se sot në kokën e tij ka vetëm një gjë, si ta mbrojmë shqiptarin, familjarin, konsumatorin dhe popullin shqiptar.

“Është koha për t’u parë në sy shumë më tepër me njeri-tjetrin për ta dëgjuar me repsekt shumë më tepër njeri-tjetrin dhe për të kursyer llafe ndaj njeri-tjetrin. Se largoqfotë shkojmë drejt në situate ku larg qoftë gjërat shkojnë dhe me jetë.
Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, si të mbrojmë pop shqiptar nga kjo flamë, Kjo pastaj fituam këtë apo atë, po pastaj, çfarë shije ka kjo në këto kushte kur ne flasim për gjëra që janë një tragjedi e madhe njerëzore. Dakord shumë mirë, fituam, iku. S’mbaj mend kurrë që të mos kem pasur mendjen një minutë tek zgjedhjet. Realisht, fituam, fituam, se s’ka kush fiton tjetër”, tha Rama.