“Rusia së shpejti do të shpallë sanksione kundër vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, kështu është shprehur Zëvendësministri i Jashtëm rus Serghei Ryabkov, duke specifikuar se lista është gati dhe do të shpallet së shpejti.

“Deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për Luftën e Tretë Botërore janë një përpjekje për të luajtur me nervat. Rusia do të jetë “e aftë dhe e vendosur për të rivendosur dialogun për stabilitetin strategjik me Shtetet e Bashkuara,” tha ai.