Sot është një ditë e veçantë për Zaiminën pasi në këtë datë një muaj më parë u bë nënë për herë të dytë. Zaimina solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin e veçantë, Kamar.

Sot këngëtarja ka prezantuar për herë të parë Kamarin duke publikuar dy foto shumë të bukura ku shfaqet duke e mbajtur vogëlushin në duar.

“Gëzuar 1 mujorin bebi Kamar”, shkruan Zaimina.


Ajo ka postuar edhe një foto me vajzën, Khloe dhe shkruan: “Dashuria ime e parë, e vogla ime Khloe”.