Parlamenti finlandez ka filluar zyrtarisht të studiojë dokumentin e anëtarësimit në NATO, të paraqitur nga qeveria. Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto (Verdi) përsëriti rëndësinë e Finlandes dhe Suedise për të qënë krah për krah njëra tjetrës, pasi kjo do ta bënte më të lehtë përgatitjen e tyre ndaj reagimeve të mundshme të Rusisë.

Haavisto tha se Rusia ka treguar gatishmërinë e saj për të ndërmarrë operacione që paraqesin një rrezik të konsiderueshëm edhe për veten.

“Është e rëndësishme, që të njihet fakti që nuk mund të ketë kthim në të kaluarën”, tha ai. Kryeministrja Sanna Marin tha se kishte ardhur koha për të marrë vendime, por nuk pranoi të zbulonte qëndrimin e saj për çështjen e anëtarësimit.

“Diskutimet pritet të zgjasin disa javë”, sipas “Helsinki Times”.