Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi sot projektligjin “Për rafitikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare KESH (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.
I pranishëm në mbledhjen e Komisionit, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilir Bejtja, tha se “kredia që ne marrim, në vlerën 40 milionë euro, shërben për vijimin e investimeve në rehabilitimin e kaskadës në lumin Drin, që ka filluar me HEC-in e Vaut të Dejës dhe më pas me riparimin e turbinave në Koman dhe tani jemi duke u marrë me agregatët në HEC-in e Fierzës”.
Betja theksoi se, rehabilitimi është një proces i domosdoshëm për kaskadën, që sipas tij “kontribuon në, rritjen e efiçencës në prodhim të HEC-it të Fierzës me të paktën 4%; redukton kohën dhe kostot për mirëmbajtjen e agregateve; rrit sigurinë në furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe jetëgjatësisë e funksionimit të veprës edhe me të paktën 30 vite të tjera”.
“Projekti për rehabilitimin elektro-mekanik të HEC-it Fierza është i një rëndësie të veçantë për sektorin elektroenergjetik shqiptar dhe jo vetëm. Kjo, bazuar në rëndësinë që ka HEC-i Fierza, i cili është njësia gjeneruese më e rëndësishme në vendin tonë”, u shpreh Bejtja, teksa informoi komisionin se “investimi parashikon remontin e dy turbinave në HEC-n e Fierzës, me ndikim në rritjen e eficiencës së HEC-t”.