42 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 1.228 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend. 21 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 382 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërkohë që nuk ka pasur humbje jete. 18 qytetarë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.626 që nga fillimi i epidemisë.