COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,057 testime, 53 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 90 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:
25 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.
Janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 90
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,057
Testime totale 1,805,355
Raste pozitive 275,055
Raste të shëruara 271,185
Raste Aktive 374
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 239
Vlorë 40
Fier 37
Korçë 14
Shkodër 10
Elbasan 9
Durrës 7
Gjirokastër 7
Kukës 5
Berat 5
Lezhë 1