Prej ditësh qarkulloi në media një lajm për mundësinë e zgjedhjes së tij Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama ka shuar cdo mundësi për një gjë të tillë duke thënë se kontratën e ka me Shqipërinë.
A po lobon për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s?
Unë nuk loboj për asnjë gjë. Është proces parazgjedhor.
Është përfolur emri juaj?
Nuk ka rëndësi. Është zgjidhur edhe për një vit se është shtyrë mandati. Unë kontratën e kam me shqiptarët.
Apo jeni lodhur me këtë mandat?
Sapo kemi filluar. PS do ta bëjë këtë vend.