Qeveria britanike pritet të arrijë marrëveshje me Roman Abramovichin për shlyerjen e borxhit që e ka ai me klubin e Chelseat prej 1,8 miliard eurosh. Shitja e klubit anglez do të kompletohet në javët në vazhdim, ndërsa kampioni evropian dhe botëror është vënë në dispozicion të ofertuesve që nga fillimi i marsit, shkruajnë mediat britanike. Në fakt, miliarderi rus i ka borxh 1,79 miliard euro me klubin e tij dhe me shitjen eventuale prej 2 miliardë eurosh të klubit, do të “pastrohej” me Qeverinë britanike.
Pra, oligarku rus është i gatshëm ta shlyejë borxhin përmes pronave të tij. “Raine Group”, një kompani që po merret me mbikëqyrjen e shitjes, e ka bërë një listë të ngushtë me tre ofertues që i kanë kaluar disa faza të procesit.
Todd Boehly, Sir Martin Broughton e Stephen Pagliuca janë tre miliarderët favoritë për ta blerë klubin anglez. Atyre u është kërkuar që ta garantojnë pronësinë e tyre të klubit deri në vitin 2032.