E dashura e Presidentit Putin është rishfaqur për të udhëhequr një festival patriotik duke përshëndetur heroizmin e forcave të armatosura të Rusisë.

Ish-gjimnastja Alina Kabaeva, e cila në mediat ruse njihet si “Zonja e Parë në hije”, u shfaq në një shfaqje me një kor ushtarak. Fituesja e medaljes së artë olimpike thuhet se ka katër fëmijë me Putinin, përfshirë binjakët e lindur në vitin 2019, raporton The Times.

Veprimtaria përfshinte disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik për të shënuar fitoren e tij mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore, megjithëse fotot shfaqnin gjithashtu simbolin “Z” – duke treguar kështu mbështetjen për luftën në Ukrainë.

E veshur me një fustan rozë me një fjongo të zezë dhe portokalli të Shën Gjergjit, duke përkujtuar veteranët e Frontit Lindor, ajo e lidhi atë fitore me ngjarjet aktuale. “Kjo histori nuk shkon vetëm në të kaluarën. Mbetet”, tha ajo. “Çdo familje ka një histori lufte dhe ne nuk duhet ta harrojmë atë, por ta përcjellim brez pas brezi.”

Shfaqja e plotë do të transmetohet më 8 maj, një ditë para paradës së madhe ushtarake të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Rishfaqja e Kabaeva vjen pas thashethemeve se ajo ishte fshehur në një shtëpi në Zvicër pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Putin.
Disa analistë spekulojnë se Putin, do të përdorë Ditën e Fitores për të pretenduar një formë të fitores në Ukrainë, pavarësisht nga numri i lartë i të vdekurve nga radhët e ushtrisë rusë, mbi 30,000, version ky i mbështetur nga ushtria ukrainase. Putin mori pjesë dje në një shërbesë vetëm me ftesë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, ndërsa kisha ortodokse festonte Pashkët. Duke mbajtur një qiri, presidenti u kryqëzua gjatë shërbimit dhe u pa duke përtypur buzën e poshtme.

Në një mesazh drejtuar Putinit, kreu i Kishës Ortodokse Ruse në Moskë, Patriarku Kirill, tha se kisha “po u bën thirrje fëmijëve të saj të kryejnë vepra të mira për hir të të afërmve dhe për lavdinë e Atdheut”. Kirill iu bëri thirrje gjithashtu besimtarëve të luten për paqe, duke thënë se “urrejtja, frika dhe armiqësia kanë zënë vend në zemrat e shumë njerëzve”.